Shkruar nga Sami Arifi-Prof. Daut Azemi personalitet i dalluar shumëdimensional me veprimtarinë e tij


Prof. Daut Azemi

Shkruar nga Sami Arifi

Prof. Daut Azemi personalitet i dalluar shumëdimensional me veprimtarinë e tij

Daut Azemi u lind më (1954) në fshatin Sllatinë të Komunës së Vitisë, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen pjesërisht e kreu në Viti dhe në Kaçanik.
Daut Azemi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës-Dega Filozofi-Sociologji, pas studimeve, ai filloi punën, në shkollën e mesme atëher të quajtur Gjimnazi “Boro e Ramizi” tashmë “Kuvendi i Lezhës” në Viti, pastaj vazhoi punën në shkollën e mesme atëherë të quajtur “Ramizi e Boro“ tash më quhet „Arbëria“ gjatë viteve 1981-1982 në Gjilan.
Familja e Daut Azemit para viteve 1981 ishte e tëra e punsuar, duke përfshirë këtu babain të gjithë vëllezërir, por, meqë familja e tij ishte me taban kombëtar, për asnjë moment kohor, familjarët e Dautit, nuk ndejtën indiferent ndaj çështjes kombëtare, posaçërisht pas Pranverës së Madhe të vitit 1981.
Në lagjen e fshatit Azemi, që në veprimtari ilegal për çështje kombëtare u përfshin pothuaj se e tërë lagjja Azemi, me ca shokë edhe të fshatit, ata formuan Shtabin ilegal në lagjen e tyre që të vepronin në ilegalitet, veprimtaria e tyre ishte e lidhur edhe me veprimtarë tjerë jashtë fshati në mbarë Kosovën.
Pas një pune të thellë e të palodhur në ilegalitet syri famkeq i UDB-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre i zbuloi dhe i arrestoi duke i futur në burgje dy vëllezërit; Dautin e Nazim Azemin, ata, edhe se u torturan me tortura më të pista të UDB-së, për të dhënë emra për shokë të Organizatës PKMLSHJ, UDB-ja s’mundi asgjë të nxjerri prej tyre.
Daut Behxhet Azemi u mbajt dhjetë (10) muaj në burg jashtë ligjeve edhe të shtetit okupues serbo-sllav, meqë hetuesi në izolim nuk ka askund dhjetë muaj me tortura të përditshme gjatë izolimit, për ta vën Dautin në dënime në drakonike dhe për t’i treguar shokët e ilegalës, por përkundër mundimeve të paskajshme të tyre Sigurimi shtetëror serbo-sllav, falë qëndresës së pathyer të Dautit, nuk arriti qëllimet…
Familja e Daut Azemit, vëllezër e motra, nipa e mbesa të gjithë u larguan prej punës, gjeneratat që vinin më vonë të diplomuar nuk lejoheshin të punojnë nga i ashtëquajturi Qëndrimi i Komitetit Komunal, i cili Qëndrim ishte nën dirigjimin e Sigurimit serbo-sllav, në emër të nacionalizmit dhe iridentizmit shqiptar…
Daut Azemi dha një kontribut shumëdimensional në LDK në Komunën e Vitisë, më vonë edhe në diaspor për grumbullimin e mjeteve në shërbim të popullit, pastaj edhe për UÇK-në për çlirimin e Kosovës, meqë, Nazim Azemi, vëllai i tij ishte në veprim drejtpërsëdrejti të UÇK-së…
Tani Daut Azemi jeton dhe vepron në Gjermani të cilit i dëshirojmë shëndet, suksese si dhe jetë të lumtur pafundësisht.

Shkruan: Sami Arifi