Riza Çato-Mbi mal të Malëshovës


Mbi mal të Malëshovës

1-Mbi mal të Malëshovës
më ka ngelur syri,
Atje ku u linda
dhe ndrij si floriri.
Shqiponjën e rrita
me këngë të rralla,
Nga malli u treta,
vdiqa dhe u ngjalla.

2-Nurin e Malëshovës
kam marrë në fytyrë,
Ndaj dhe rrezatoj
si të jem pasqyrë.
Mallin marr me vete
e fus thellë në zemër,
Kaloj male,dete
sa i madh ky emër.

3-Të gjithë jetën time
ja kam bërë dhuratë,
S’gjeta një të dytë
si kjo zemër-zjarrtë.
Dhe s’kam për të gjetur
kurrë një të dytë,
Ndaj si një pikturë
sot e mbaj tek sytë.

4-Nëpër shtegëtime
si busull e mbaj,
që të kthehem prapë
pranë gjirit të saj.
Në folezën tënde
ta kem përjetësinë,
ti nënë që më linde,
ti mbyllma dhe synë.

Riza Çato

P.S.Fotografia eshte marre nga mjeshteri i fotografimit Anesti Janc