Robert Berns
Dashuria
Si trëndafil çel dashuria.
Në mes të kopshtit tim.
S’më ndahet në udhëtim.
Kjo bukuri mbi gjitha mbetet.
Asgjë mbi dhe s’e tund.
Me mua ecën gjersa detet.
Të thahen gjer në fund.
Nuk thahen detet zemra ime.
Graniti nuk firon.
Nuk ndalet rëra në udhëtime.
Se rëra veç vrapon…
-Mbeç me shëndet për ty ngre gotën.
-Mos u mërzit o shpirt!
Sikur të bredh me këmbë botën.
Të gjej, por vetëm prit.
Përktheu-Dritëro Agolli
