Rrënjët e lashtësisë-Sami S. Shatri


Sami S. Shatri

Unë,

bima e parë humane, e kësaj toke

lis i stërlashtë i Gadishullit Ilirian

u tunda e shkunda, nga erërat e kohës

tufanet e stuhitë, kurrë nuk mu ndanë!

I mërdhirë isha, në ditët plot vapë

në ngrica t’acarta, më dogjën në flakë

kur doja të qeshja, më bënin të qajë

villnin mallkime, mbi Rrapin mijëvjeçar!

Degët m’i prenë, me thikë e me shpatë

gjethet e njoma, m’i shkundën pa mëshirë

palcën e ashtit, ma gërryen me hanxharë

rrënjët donin t’mi thanin, trurin t’ma shpërlajn!

Nga lart u pagëzova, Gadishulli Ilirian

më lanë dhunshëm, emrin Ball-kan

gjakun e kulluar nga plagët shekullore,

pangopshëm e përbinë,

në gostitë e turpshme djallëzore!

Gur mbi urë isha, gjatë tërë historisë

Këtu ndeshëshin keq, lindje e perëndim

këmbana e minare, më prishnin qetësinë

trumbetonin zëshëm, Zoti nuk din shqip!

Shkronjat m’i ndaluan, me ligj e dekret

më mallkuan shkrimin, nga brezi në brez

librat m’i dogjën, më thonin vafsh në ferr.

Mua …

farën e fisme, që Zoti e zgjodhi vetë!

Kur gjithë mendonin, rrënjët më janë tharë

luteshin me citate, t’më shihnin n’funeral

filiza mbinin, mbi trupin tim plot gjak

Perëndia më mbronte,

nga djajtë lugetër, barbarë e ardhacak!

Unë,

frymoi i gjallë, askush mos t’më qajë

harta do ndryshoi me termin Ball-kan,

fitimtar do ri’kthehet, emri stërgjyshian

shqipja e vjetër, zëshëm do kumboi

n’Gadishullin Ilirian!🇦🇱

Prishtinë,