Rrezaton dritë mirësie-Rrahim Billa


Rrezaton dritë mirësie

Shëndrit Kukësi , fort i ka hije

Rrezaton dritë mirësie

Për liri , për t’ mbrojtur pragun

Kurrë se ka kursyer gjakun

Kukësi e ka pasë traditë

Mysafirë gjithnjë me pritë

Si rrallë herë , kësaj radhe

Sofra duhej , më e madhe

Pesëqind mijë mysafirë

Shkëlqim drite kishte votra

Një familje , kaq e madhe

Kaq shumë vëllezër e motra

Rrezaton dritë mirësie

Kjo mikpritje e bujari

Si pranvera n’lulëzim

Që shkëlqen plot hijeshi

Po kjo dritë mirësie

Në Shqipëri ndriti çdo votër

Por asnjë krahinë tjetër

Nuk ka shtruar të tillë sofër

Kosova ishte në luftë

Kosova digjej në flakë

Gjithë bota ishte shokuar

Nuk bën zë , Europa plakë

Nga dheu kishin mbirë

Fantazma të barbarisë

Masakrat ndër gra e fmijë

U bënë tmerr i gjithë njerëzisë

Komandanti i barbarëve

Sllobo i çmendur , skizofreni

Monstër nga raca e fisi

Monstër , prejardhja e geni

E gjithë Kosova në flakë

Pejë , Istog e Graçanicë

Masakrohet Krushë e Reçak

Tym e flakë në Mitrovicë

Në Prekaz , lufta gjëmonte

Lufta s’kishte të pushuar

Monstra një ushtri dërgonte

Aq keq truri i kish shkalluar

Prekazi qëndroj kështjellë

Nuk mposhtet Adem Jashari

Armiku gjithkund mbështellë

N’stuhi prej flake e zjarri

Shkrumb u bë , gjithë Drenica

Rahovec e Kaçanik

Gra e fmijë e pleq tmerruar

Nisin udhëtimin biblik

Një milion të shpërngulur

Drejt Shqipërisë , që i mirëpret

S’kishte gjasa , të ndodhë ndryshe

Priste vëllezërit e vet

Ata nuk ishin turistë

Nuk ishin as vizitorë

Por njerëz të tmerruar

Prej masakrave n’ kosovë

Me zemër të coptuar

Me sytë mbushur në lot

Për luftën , për barbarinë

Që u kish prurë ai mot

Me to e ndamë dhimbjen

Ndamë bukën e kripën

Si vllai me vllazninë

Siç kemi traditën

Njësoj ndjenim dhëmbje

Zemrat fërgëllonin

Dhëmbjen që e pëcet gurin

Zemrat si mund ta duronin?!..

Po kur vëllai gjëndet

Mes vëllezrish të një gjaku

Dhëmbja sado lehtësohet

Bashkë , brenda një pragu

Një kullë që është ngritur

Në shenjë përkujtimi

Bën të shenjtë mikpritjen

Që ta ruaj njerëzimi

15 / 4. / 2020

Shk. nga lib. “Në botën e poetëve”