Asnjëherë-Vilson Mersinllari


————-

Asnjëherë të tjerët mos i nënvlerëso

por nga jeta,eksperienca e tyre mëso.

asnjëherë veten tënde ti mos e vlerëso

por më shumë nga vetja jote ti kërko.

Asnjëherë mos e mbaj kokën përpjetë

se vjen një çast pengohesh dhe vetë

asnjëherë mos e mbaj,shumë kokën ulur

kur njerëz të tjerë,ta kanë me të ngulur.

Asnjëherë mos u hiq i zgjuar shumë

sepse të tjerëve ti,do u hapësh punë

asnjëherë mos u hiq ti budalla kurrë

se te marrin pastaj,kalamaja me gurë.

Por qëndro ashtu siç je,njeri normal

ashtu si jetën,ty Zoti ta ka fal

qëndro ashtu,si ai person që je ti

dhe mos u sh’ndërro në tjetër njeri.