Ndalu e pusho pak, o udhëtar
Me këngë, t’i fshi rrudhat në ballë
Rrudhat, dëshmojnë për luftar
Ndëgjoe këngën time të lashtë
Shumë, kreshnikë kaluan këndej pranë
Lahuta s’ka pushuar,së kënduarit mbi lapidarë
Eh! Sa e sa burave trima, u bie hisja me ardhë
Për vatan,të gatshëm jetën me e dhanë