
RRUGA.
Si due shikimet e drejt’përdrejta n’sy,
t’vjedhin shpirtin.
Se shpirti asht rruga ….
çastet e paqta n’mbramjet e përhimta.
N’nadjet e lagshta e t’heshtuna,
ku prekjet e brishta t’andrrava t’natës flijohen.
N’fakt se di ku jetojnë andrrat !
tesh nuk gërsas n’derën e tyne veç pres …
t’padronojnë trupin tem.
Sa kujtime i lashë prapa…
si due ma ,
sa buzqeshje m’vodhën ,
ngashërime e ankthe ,lot t’njomë që…
n’ndoqën hijen teme.
M’ndodh që ndihem n’shumë skaje botet,
thue shpirti jem endacak m’braktis?!
tuj kërkue t’ngjashmen!?
I kam frigë shikimet e rreme ,
i njoh,
ju a njoh erën ,plagët që shkaktojnë,
për kët u mësova me ju ikë ,
helmimeve , ligësisë , zhg’jandrrave.
M’duket se tesh nji shpirt tjetër banon mbrenda mejet,
i paqtë ,
që lutet ,që don ,që pret o s’pret askënd po i…
sigurt ecë.
Nuk mendoj t’jetoj shumë …
për kët kam mbrenda mejet paqen,
se çdo sekondi i shkruej firmën teme,
pa droje.
Ah, sa jet lashë prapa…!
Para?!
sdi sa kam , sdi se kur ,sdi se ku ?!
Ai çast aq i frigshëm ,nji tjetër dimension.
Po se di !
Se ku kam me shkue pas kësaj !
Sod ?!
Sod jam nji shpirt si ti ,si ju ,si ata që ..
që n’qoshet e nji rruge t’flasin,
t’shajnë ,t’përbuzin, e pa u tremb duen shikimin..
Tand, me t’vjedhë shpirtin.
Si ata që t’duen pa asnji qëllim, thjesht t’duen e kaq.
Si ata pra ,krijesat si unë t’nji botet …
që kanjiher t’fut frigë.
I kam varrosë tesh gjithçka që m’helmon shpirtin tem ,
se shpirti asht rruga që t’çon mbrenda syve,
mos lën askënd me ta vjedhë shikimin.
(mos shih askënd n’sy )