Rrugë e gabuar-Përkthyer nga Irma Kurti


Ata ju shesin mallra që s’ju duhen
megjithatë ju i blini,
ata këndojnë kakofoni që s’ju pëlqejnë
e megjithatë ju i dëgjoni

Kur do ta dëgjoni
përshpëritjen e luleve?

Ata vishen me shkëlqimin e tyre të jashtëm
që ju pëlqen ta rrëmbeni prej tyre,
për t’ju bërë të gjithëve njëlloj,
ata e zhveshin trurin tuaj nga çdo logjikë
dhe ju besoni se ju pasurojnë
kur i imitoni gjithmonë

Kur do ta dëgjoni vallë
këngën e trishtilit?

EMMANUEL ALIGIZAKIS, Kretë

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI

nga: Nostos dhe Algos, Ekstasis Editions Kanada Ltd., Viktoria, Kanada

Pikturë nga Edvard Munch