Sa herë kaloj në lagjen tënde-Urim Mezini


Urim Mezini

Sa herë kaloj në lagjen tënde

Sa herë kaloj,në lagjen tënde

Shpirti qan e fryma më meket

Ajo kohë më vjen ndërmendje

koha e treti e më nuk kthehet

Sa shumë kujtime t’bukura kishim

Që i përjetuam n’mënyrën tonë

Poshtë dritares kur të vija

Në çdo mbrëmje rrinim vonë

Me zë të ulët bisedonim

Me shikime ndizeshim flak

Kishim frikë,mos t’na dëgjonin

Kur të recitoja,ndonjë varg

Tek dritarja jonë e takimeve

Thurëm shumë vargje për dashuri

Me fjalë të ëmbla e përqafime

Një strof unë e një strofëz ti

Një nga këto krijime tona

Ngeli hit sot e kësaj dite

Ishin vargje të dala,prej zemrave tona

Një këngë e bukur,që reziston ndër vite

Tani që po kaloj,në këtë vend

Ti ndodhesh larg,në tjetër qytet

Me syt mbushur lot, po qaj e qesh

Për fatin e keq,që bashk s’na desh

Me lot në sy, vazhdoj të eci

Me këngën ton ,gjithmon në goj

Mallkoj fatin,që bashk s’na deshi

Edhe kohën që na e mohoj.

Mirëpo këto ngelen, vetëm kujtime

Ishte për mua ,një vegimi i bukur

Tani Ajo krijoj,një tjetër familje

Me shpirtzemër uroj,të jetë e lumtur

Urim Mezini Torino Itali