
Shkruan për një anëtar të SHSHK” R.M.”VITIAS
FADIL ABAZI
Ditëlindja: 17 maj 1965
Vendlindja: Sllatinë të Epërme
Kombësia: Shqiptar
Zhanri: Shkrimtar
Fadil Abazi, shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme në Viti. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime, sidomos me poezi merret nga rinia e hershme, duke shkruar kohë pas kohe në gazetat e kohës, si “Pioneri”, “Bota e re”, “Thumbi” dhe të tjera. Pos me poezi merret edhe shkrime analitike, nga ekonomia, mjedisi dhe politika, ku shumë shkrime zënë vend në gazetat ditore si “Zëri”, “Epoka e re”, “Express”, si dhe në portalet dhe agjensitë informative të lajmeve “Kosova press”, “Rajoni press” dhe “Telegrafi.com”. Ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa tani punon në Komunën e Vitisë. Jeton në vendlindje, në fshatin Sllatinë e Epërme. Vepra të botuara: · “Era e mollës”, Shtëpia botuese “Brezi’81”, 2007, poezi; · “Kur bie muzgu”, Shtëpia botuese “Brezi”, 2009, roman; · “Ëndrra ime e bardhë”, Shtëpia botuese “Brezi”, 2020, poezi.
“Era e mollës”, Shtëpia botuese “Brezi’81”, 2007,
Kur kam shkuar për herë të parë në shkollë
Më kujtohet ajo hija e rëndë e plepave para shkollës
Qielli shtrinte mbulesën e tij deri prapa Lubotenit
Këngë vaji recitova unë idhnaku i vogël
Që shqelmova gjethet e rëna e trazova zogjtë
Për të treguar rritën time
Poezia monokolone përbëhet nga 22 vargjeve ku në secilën prej tyre rrëfehet një ngjarje e caktuar.
Që marrin pjesë elementë fantastikë si ambienti shkollor
Edhe pse kemi elemente fantastike, aty përsëri shohim se njerëzit sillen si të barabartë, madje herë pas here edhe i sfidojnë ata.
Bëhu shkollar i mirë e merr dije më tha gjyshi
Më puthi në faqe e më dha një mollë
Babë e babagjysh kanë punuar tokën e bereqetit
Tokën e zotit zot në tokën e vet
Duke siguruar kafshatën e gojës
Mbrëmjeve duke fjetur në gjirin e saj
Me aromën e dheut, luleve, barit
Kanë qenë bujq e burra të mirë
Amanetin e gjyshit me fanatizëm
E kam bartur në çantën e shkollës
Por edhe kujtimin për të me erën e mollës
Pranë epitafit ku shkruante emri i tij
Bejtullah Abazi 1905-1989
Rrëfeva për tokën, fshatin, fisin, shkollën, mollën
Dhe fjalët e tij që kisha si udhërrëfim
Rastisi të diplomoj në kohën kur piqen mollët
Kush do të bëjë udhërrëfimin e jetës për mua
Përdoret gjerësisht dialogu, pasi kjo mënyrë e krijon ngjarjen nga vetë goja e poetit duke e bërë poetin të luajë një rol asnjëanës
Në përshkrim përdoren gjerësisht emra të familjes poetit
NDARJE Kujtimin me erën e mollës nuk e ndaj dot
Sikur se ndaj dot hijen nga plepat e shkollës
Se më këputet vargu
E më mbetet në gjysmë poezia
Gjethet e rëna e fjalët e thëna
Nëse nuk i merr era
Janë motive të jetës për mua
Nuk i ndaj dot as veprat
Nga fjalët e urta të plakut
Si kullën e gjyshit nga gurët e oxhakut
Se balada jete janë për mua
Ndarjen nuk dua
Nuk dua as ndarjen veri e jug
As tokën që e ndan një plug
E lëre më të na ndaj një lumë
Veriu, veriu të ngrinë o njeri
E Jugën e duam shumë
Nuk dua as ndarjen lindje perëndim
Se lindja është lindje, lindje
E perëndimi është perëndim, perëndim
Perëndim deri në amshim
E nëse bash don o njeri
Merre shpatën nëse ke guximin
Ndaje në dysh me një të rënë
Ndaje urrejtjen nga dashuria
E mua më kurse o njeri
Më kurse prej thikave pas shpine
Si domos plepat para shkole janë më afër natyrës njerëzore, në dallim nga që mbizotëron sot për shembull një kulture të një ambetit kujetojnë rrethe rrozull me zërin e lojrave të nxënësve te shkolës amë Sllatinës Epërmë
THONË Thonë Nata ka sy
Me sytë e saj të errët e vështron terrin e vet
Por tregimet e errëta kurrë nuk i zbardhē
Andaj thonë nata nuk ka besë
Thonë Muri ka vesh
Me veshët e tij dëgjon rënkimet e përtej murit
E vet qëndron palëkundur vendi
Andaj thonë muri nuk lëviz
Thonë Hëna ban dritë
Me dritën e huazuar natës ia sfidon terrin
Dhe ia ndritë ëndrrat e vashës në dritare
Andaj Hëna hirëplotë ruan ëndrrat e bardha
Figuracioni i përdorur është shumë i vecantë sepse me anën e një fjale, mendohen shumë të tjera. Përshkrimi i personazheve për shembull ,bëhet duke treguar qartë se ata kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe shihen si heronj shpirtra burrëror
Thonë Deti është i mistershëm
Në thellësi ruan misteret e jetës
Në sipërfaqe mban vaporet e krijon cunamët
Andaj thonë mos hyn në det nëse
Nuk din not Thonë robëria është zgjedhë e rëndë
Ajo ta këput fjalën e ti këput këmbët
Zgjohu popull hiq zgjedhën e çlirohu
Andaj thonë populli që do lirin e mund robërinë
Thonë Liria është dritë e shpirtit
Është paqja harmonia lumturia është vet jeta
Është dritë që shndrit botën
Andaj tha heroi nuk duroj dot robërinë dua liri
Ngjarjet ndodhin në dy hapësira të ndryshme duke ndërvepruar me njëra-tjetrën, pra ndodhin dhe në Tokë me njerëzit pa liri, sepse poeti vet thot
“Liria është dritë e shpirtit
Është paqja harmonia lumturia është vet jeta…,”
, shkurt 2022