Sami Arifi-Aty ku janë rrënjët e t’parit!


Aty ku janë rrënjët e t’parit!

S’ka kush ne që na tretë,
rrënjet këtu na kanë mbet!
Ishim me mija vite t’mbuluar n’errësirë,
erdhi koha t’lulëzojmë natyrë!

T’shikohet gjelbrimi ynë n’dritë,
ta ngelfasim armikun n‘fyt!
Themelet këtu do ti ndërtojmë,
më thellë rrënjët do t’i lëshojmë!

Gjuha shqipe ka për t’shungulluar,
shqipja trojet ka për t’kërkuar!
Aty ku janë rrënjët e t’parit,
t’bëhet bashkimi i trojeve t’shqiptarit!

Shkruan: Sami ARIFI