Sami Arifi-Si u organizuar vizita nga grupi i të rinjve të Kosovës në Shqipëri më 1980


Sami Arifi

Fotografuar në vitin 1980 në Shqipëri. Nga e majta në të djathtë janë: Fehmi Zeqiri (Viti fsh. Goshicë), Xhemajl Arapi (Viti fsh. Sllatinë), Jakup Jahiri (Viti fsh. Sadovinë), Famzë Morina (Klinë), Fatmir Çerkini (Ferizaj fsh. Zaskok), Nexhmedin Arifi (Viti fsh. Sllatinë), Shyqeri Gjinolli (Viti fsh. Sllatinë), Sami Arifi (Viti fsh. Sllatinë), Sabit Halimi (Viti fsh. Gjylekar-Skifteraj), Fatmire Isufi (Ferizaj fsh. Lloshkobarë), Nurije Çerkini (Ferizaj fsh. Bibaj), Hajdini Krasniqi (Therandë), Rrahim Rrahimi (Viti fsh. Buzovik-Ramnishtë), Hajriz Mjaku (Viti fsh. Sllatinë), Misrete Pira (Viti fsh. Pozheran), Zejnepe Sejdiu (Ferizaj fsh. Doganaj), Mehmet Zuka (Viti fsh. Pozheran), Fehmi Neziri (Viti fsh. Sllatinë), Hysen Mehmeti (Viti fsh. Remnik), Safet Sopi (Ferizaj-Lipjan), Zeqir Sadiku (Viti fsh. Skifteraj-Gjylekar), Ferinaze Isufi (Ferizaj fsh. Lloshkobarë), Hasan Rexhepi (Viti fsh. Tërpezë), Tahir Lubishtani (Viti fsh. Sllatinë), Hysen Demelezi (Viti fsh. Sllatinë) Ismajl Bekteshi (Viti fsh. Smirë), Hamit Salihu (Viti fsh. Smirë) mungon në këtë foto.

Shkruan: Sami ARIFI

Në vitin 1980, ne ishim grupi i tretë, me shumicë kryesisht nga komuna e Vitisë, prej Kosovës që në mënyrë të organizuar, përkundër vështirësive të mëdha nga shteti serbo-sllav shprehëm dëshirën të vejmë kontakte me shtetin amë Shqipërinë. Grupin e parë për ta vizituar Shqipërinë e kishte organizuar veprimtari i mirëfillt Gani Krasniqi nga komuna e Malishevës me përgatitje profesionale ekonomist, me këtë grupë në organizim ishte edhe Arif Kabashi nga Komuna e Rahovecit fshati Çifllak, i cili me përgatitje profesionale ishte historiant, ndërsa grupin e dytë të vizitorëve nga Kosova për në Shqipëri e kishte organizuar Hamdi Berisha nga Malisheva me profesion profesor i gjuhës shqipe, tashmë dëshmor i kombit, ku, në këtë vizitë me grupin e dytë ishin edhe dy sllatinasë nga komuna e Vitisë: Muhabi Neziri dhe Fahrush Mjaku. Për t‘u organizuar shkuarja e grupit të tretë në Shqipëri u vuam në kontakt përmes Muhabiut, Nexhmedin Arifi, Shyqeri Gjinolli dhe Sami Arifi, me Arif Kabashin dhe Hamdi Berishën.
Udhëtimin, për të vu kontakt me Ambasadën shqiptare e bëri Hamdi Berisha me Nexhmedin Arifin, për në Beograd, meqë Hamdiut i kishte rënë shpesh të ishte në Ambasadën e Shqipërisë, për shkaqe të sigurisë, për t‘u mos hetuar nga sigurimi shtetëror serbo-jugosllav, i kishte propozuar Nexmedinit të hynte vetë brenda, në Ambasadë kurse Hamdiu ta pres Nexhmedinin në një vend të caktuar në Beograd. Ashtu kishte ndodhur, bisedat kryesisht ishin bërë përmes personit autorizuar të Ambasadës shqiptare me Nexhmedinin për verifikim të personave të grupit nga Kosova si dhe rreth çështjes së organizimit të shkuarjes në Shqipëri, për këto procedura brenda një kohe të shkurtër do të merrej përgjigjja nga shteti shqiptar. Kontaktin tjetër me Ambasadën shqiptare e bënë Jakup Jahiri dhe Xhemajl Arapi, të cilët siguruan grumbullimin e mjeteve financiare dhe kryerjen e punëve administrative në Ambasadën shqiptare në Beograd. Lidhjen e kontakteve me ca intelektual kryesisht të komunës së Vitisë e kishin bërë dy vitiastë që më parë kishin vizituar Shqipërinë, Muhabi Neziri dhe Fahrush Mjaku së bashku me Xhemajl Arapin, këta kishin vu kontakte me Jakup Jahirin nga Sadovina e Jerlive me propozimin e Fehmi Nezirit. Jakup Jahiri merr përsipër që ta ndihmojë këtë lëvizje. Grupi ishte i përbërë nga studentë dhe profesorë. Ishin mjaft aktiv ca profesot të shkollës, ata e gjetën vehtën në këtë lëvizje të shkollës së Gjimnazit atëherë të quajtur „Boro dhe Ramizi“ tashmë „Kuvendi i Lezhës“ në Viti, profesorët ishin të brymosur me frymëzim kombëtar, ndër ta ishin: Jakup Jahiri, Hajriz Mjaku, Hamit Salihu, Nexhmedin Arifi, Zeqir Sadiku, Fehmi Zeqiri dhe Sabit Halimi. Organizator i grupit në Shqipëri ishte zgjedhur Xhemajl Arapi.

Shkruan: Sami ARIFI