Sami Arifi:Hapësirat shqipës ia zgjeron…



Hapësirat shqipës ia zgjeron…

Shkruan: Sami ARIFI

Shumë të dua pa ty s‘mund t‘rrij,
se te ti kam sytë e mij…
E vërteta kur triumfon,
hapësirat shqipes ia zgjeron…

Pa njoftë rrugë n‘lashtësi,
humbë afria me etrië e mi…
E vërteta grabitëçarët i rëndon,
hapësirat shqipes ia zgjeron…

Fuqi s‘ka ta ndalon këtë fluturim,
shqipet tona do t‘jenë n‘gjurmim…
E vërteta n‘vend me u pru,
Etritë tanë kanë për tu gëzu…

Ndejtëm mjaft n’moçam e n‘therrë,
gëzohemi kur trokasin nipritë n‘derë…
Na sjellin gjuhën që folëm ne,
stërnipërit tanë ta gëzojnë këtë dhe…

Të rikthjellet prap n’këto troje moti,
pronar n‘tokë t‘jetë i zoti…
Toka është e Perëndisë,
t’shfrytëzohet nga i zoti shtëpisë…