Sami Arifi:Mbetesh n’shpirtëra që duan lirinë!


Poezi shkruar nga Sami ARIFI
Mbetesh n’shpirtëra që duan lirinë!

Mbetesh n’shpirtëra që duan lirinë!

(Kushtuar simbolit të rezistencës,
Disidentit të Dardanisë, Adem Demaçit!)

Për t’shu dritën dy krenorë, vepruan shkit me bashkëpunëtorë!

Mos t’ketë mundësi tregoi t’vërtetën, n’çvend arbërorët e kishin jetën!

Pavarësisht që ishte n’terr,
ndriçoi trimi si ylber!

E bartën nëpër burgje t’rënda,
shpirti i shqipes buroi nga mbrënda!
Dha kushtrimin për mbijetesë,
për liri t’bëhet qëndresë!

Qëndresa e tij u dëgjua n’Evropë,
liri populli për t’u ngopë!
Emri i t’parit njerëzisë,
fara e tij e pallazgjisë!

Për disidentin nga Dardania,
dëgjuar kishin tërë njerëzia!
Universi n’përjetësi,
mbetet n’shpirtëra që duan liri!