SanieTushi Rrokaj:Dashuri


DASHURI .

Hënë ku ke fshehu rrezet ?

Në këto netë të ftohta

Çe bëre dritën e bukur

Pse e fshehe nëpër shqota.

Kalova tek rruga jote ,

Bashkë me zoqtë shtegëtarë

Të mirja dritën e yjeve

Dashuri ta bëja vargë.

Po se gjeta rrugën më .

A’së zoqtë shtegëtarë s’më

ndimuan.

Mendimet më ikën largë

Zemërën në det ma trazuan.

Dëbora zbardhi gjithandej

E ftohtë dhe pa dashuri

Zemra krejt më pushton

Nga malli kërkoja ty .

Ti ike pa më thënë lamtumirë

Të prisja në mëngjezin plot freski .

Zemra më trokiste fortë

Kërkoja shpresë në dashuri .

Dashuria të bën të vuash

Se është më e ëmbël në botë

Por dashuria e tradhëtuar

Si pema kur e sharton që derdh lotë .

Ne kuptoheshim gjithmonë me sy

Si dielli me rrezet e tij kur ndriçon

Zjarri i dashurisë u bë si ajka e mallit

AGIMI uli kokën në heshtje vajton.

Në një pyll të dëndur me pemë,

E hodha zemrën për të mos gjetur më

Por ajo u kthye e më foli

Nga malli që ndjeja për të.

Zemra më buçet si valë deti

Që nuk dorëzohet as në stuhi,

Atë që kërkon e ke brënda vetes

Lumturia nuk vjenë siç e kërkon ti .

Në mes të pyllit dhe yjeve notova

Në mes të detit dhe valëve të tij.

Në mes të të ëmbëlave fjalë

Nëpërmjet mallit dashuri.