Amijete Çollaku:Tërmet


Tërmet

Ti o tinzar, o i pabesë

që vjen në gjumë, në mesnatë e ku se pret e si kuçedër, ja ndal rrjedhën kësaj jete

ulërima dhimbjesh e therrjesh në damar, vëndi kthyer shkretëtirë jeta,mbeturina të bëra mal dhe ti, si ulkonjë e padukshme gojën hap dhe gllabëron ç’të gjesh përpara të pasurin e fukaranë

ti nuk njeh fe, gjuhë e racë, njëlloj i hedh në greminën tënde, në hambarin tënd pa taban…

Në Turqi u bë kjameti

përsëgjalli në dhe, u fut mileti

u copëtuan pallatet si kartona

mjaftuan disa sekonda të dridhen male fusha kodra

si kristal u plasarit toka si vezë u thye bota..

O Zot pse s’ke mëshirë,kur sheh një nga një të nxjerrin viktimat

gruaja shtatzanë nën gërmadha lind

diku një zë nëne ulërin, o Zot, mi shpëto fëmijët

një ëngjëll, nën gërmadha merr frymë

është dora mbrojtëse e jotja Zot , është dëshira për jetën, është e jotja mrekulli..

E ndjejmë dhimbjen tuaj si lëngon

e ndjejmë, se dje e keqja na ra në votrën tonë kur toka në dysh u hap, njerëzia u gropos e gjallë

se popujt, s’kanë asgjë për të ndarë

të gjithë për strehë, kemi qiellin lart.

Ndaj ki mëshirë, o Zoti jonë

mos na vrit, mos na lëndo

diku lufta sundon

diku ulkonjat çdo ditë me lëndë kimike na helmojnë

kudo hedh valle varfëria, skamja ngërdhesh dhëmbët

në sy foshnjesh, është ul uria ti tërmet ishe kapaku, që prej koke u shkul çatia.

O Zot, ki mëshirë nuk jemi gjithë të këqinj

mes kasapeve xhelateve, ka dhe plot njerëz të mirë të keqen na largo

hapi flatrat, nën strehën tënde na mbro

mbështill në gji fëmijët ëngjëjt e porsalind, që bota të ketë vazhdim….