“Satirë për kohën”-Adriana Kongjini Bala


Satirë për kohën”

Mar guximin edhe shkruaj,

Për politikën tonë dhe të huaj,

Seç bëjnë në zyra zoti ti shuaj,

“Unë jam këtu “kokoshi juaj”

Me një kostum dhe një gravatë,

Deri tek këmbët poshtë të gjatë,

Dokumentat mbi tavolinë “bërë sallatë,”

Nga zhami shikon në katin e shtatë.

Një flokë verdhë me dekolde,

Me fustan “mere mos e le”,

Me sandale sa për avale,

Kryetarin e bëri për në” hale”

Po mblidhu moj se medjen ja ke prishë,

Del në ballkon dhe pa këmishë,

Mbi të tjerët bëhet si “bishë”,

Eja ta zubtësh librat mos të grisë.

Mbaje mendjen në vend o Kryetar,

Mos ta prishin vajzat dreqi ta marr,

Se zyrat I bëre krevat “o zagar,”

Më mirë të kishin votuar një “gomar “

E mba tavolinën plot për të ngrënë,

Me pjata me pije dhe asgjë ske lënë,

Pastaj nuk ngrihesh dot në këmbë,

Shkon tek shtëpia si të ka bërë jot ëmë.

Lumsi vendi që të ka lindë,

Presën veprat që I kè bindë,

Me njërin-tjetërin për të grindë,

Kurë do shohin ditë të bardhë” të zinjtë”

Lumsi vendi për komandë,

Në kafenio bashkë me bandë,

Shkon dhe vjen polic me gradë,

Mos flisni ju se u “bēj me babë.”

Këto që shkruaj me shaka,

Populli ka ngelë fukara,

Disa punojnë me kra ,

Ju nëpër zyra po pini me gra.