Selvia-Gjekush Gashi


**************

Na ka ardhë Selvija

Dje nga Gjermania

veshur me shallvare

Të gjëra si dimija.

*******

Kish ardhë për të u çmallë

Për ca dit mes nesh

Me telefonë në dorë

Me kufje në vesh.

***********

Kish harruar gjuhen

Fliste nji gjuh tjetër

Gjuhen shqip e dinte

Sa per të përshënetur.

********

Vetëm per pushime

Kish ardh ne kto anë

Nuk ish si më parë

Ishë bër zonj e rane.

*******

Kish ardhë për ca ditë

E takova un

Sa mezi e njoha

Kish ndryshue shum

As medja stë shkon

Se ështe rritë në katundë

*****

Ishë bër Europiane

Nuk ishë si përpara

Ish bër shumë e ëmbël

Si llokum me arra.

********

Ka ardhë në Kosovë

Pak për të pushuar

S‘do e njifni fare

Sa kishte ndryshuar

******

Kish ndryshuar Selvija

Ishte bër krejt tjetër

Veq solariumev

Po bënte palestër

*******

Po mbante diet

Kish humbë shum në peshë

Tridhjet kile kishte

Bashkë me rroba veshë

*******

Ishte bër europjane

Si të mos ish nga fshati

Tani po tymoske

Duhan llazarati

********

shok dhe miq qdo anë

Dhe në instagram

Sa poston ne Dubai

Sa ne Amsterdam

*******

Ka shkel të pesdhjetat

Si ylber frizuren

Eh kur thonin plakat

Zot mos ta preftë udhën.