Servilët-Ruzhdi Keraj


Servilet rrejne për dite,

elozhet, kraherrahjet ,përkëdheljet.

I janë ba si buzëqeshja,

aq neveritëse dhe e pa turpshme,

ngjanë si rrobe e kthyme disa here,

jo me msheh arrnat por me u duk,

si e re.

I shtojnë edhe nji shami ne xhep,

me ngja moderne jo e vjetër rrena,

edhe pse neper buzëqeshjen e idhet,

kalon nji xhelozi neveritëse

e njeriut,

qe veç përkuljes se shpindes dhe ato,

buzët e hapuna nuk ka vlere tjetër,

prandaj mbetet mbret I rrenes, servili.