Seti Pezaku Vladi:Vargje stalaktite


VARGJE STALAKTITE

Në udhën e leximeve poetike
pritën më zuri një poezi,
krijesë muze në arrati…
E ku s’më çoi sputniku sakat i saj!
Në marramendjen e një qielli iliade
me pasarela bubullimash,
me dete asteroidesh e kometash.
Gozhduar në kryqin e ankthit mister
u gjenda në terrin e prapashpinës së hënës.
Stuhi dhe akullnaja.
Dridheshin fjalët nëpër vargje
e vargjet bëheshin stalaktite.
Varg pas vargu
spiranca u ngul në një galaktikë përtej diellit.
Duna të ftohta rëre,
fishkëllima erërash,
diell i shartuar me hënë.
Vargjet si hije ciganësh ngritën çadrat
në pritje të një aventure të nesërme.
Këtu durimin ma sosi dallga e zemëratës
dhe dola nga robëria e kureshtjes.
I lashë vargjet në fluturim përtej diellit,
unë u ktheva në gjirin e toķës.