Shegët në-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Kur u nisa për te ty!U pengova,u lëkunda dhe u rrëzova.

Sigurisht,u ngrita.Ti me duart e vogla mblidhje luledele.

Kur e nisa këtë udhëtim pyeta,veten time:Ku po shkoj?

Kjo busull,këtu ecën kuturu.Ndërsa vrisja mendjen.

Ndërsa përpiqesha të gjeja rrugën time.Ishte ideja ime.

Dyshoja vazhdimisht.Zemër e hollë.Ndërgjegjja klithte.

Ndërsa dëgjova.I dehur.Thirrjen e shpirtit.

2.

Kur u nisa për te ty.Shegët me bojën e kuqe.Buzët e saj.

Të varura në pemishte.Në errësirë,unë nuk mund ti

shoh flokët e saj.Pastaj mbrëmë frynte.Një erë veriore.

Ajo vështronte.Me dorën e vogël fshinte, të kuqin e buzëve.

Si shegët e saj.Fishkëllimën e gjetheve.Zemra.Buza e ndukur.

U hap si një flutur.E bukurë .Atyre, që na flasin në erë.

Për gojët tona të purpurta.Për shegët në vjeshtë.

3.

Kur u nisa, për te ty.Na vizituan engjëjt në ëndrra.

Gjaku udhëtoi nëpër damarët e mi.Për të oksigjenuar

brendësinë time.Të plakura, qelizat e mia dhe kujtesa ime.

Më pas vërshuan stuhitë e shiut dhe stuhitë e borës.

Kërrusur katundi,kruspull njerëzia.Thashethemnajë ngado.

Dukej sikur këtu.Në këtë cepin tonë.Në një metër,të vetëm.

O Zot!Ishin mbledhur, gjithë mërit e botës.

4.

Kur u nisa për te ty!Ishte,si vrapimi drejt pasionit.

Çarja e shegëve nga shiu në vjeshtë.Më tërhoqi

fryma femërore.Dhe ajo çfarë ndjejë.Është e thjeshtë.

E dua mërzitjen tënde.Urtësinë tënde.Heshtjen tënde.

Marrëzitë e tua i dua.Mjegullnajë nëpër male, në kreshtë.

Pikojnë nga degët, shegët e çara në vjeshtë.

5.

Kur u nisa për te ty!

I dëshpëruar.Dimrin shohë në sytë e tu.Ata sy të ftohtë, gri të dimrit.Më treguan. Diçka.Hijeshinë e paçmuar të pranverës.

-Po fol një fjalë Amanda! Kaq vite sëbashku. Një unazë në muzg.

As prerë.As vrarë. Gjithmonë, pas njëri-tjetrit,të marrosur.

Kreshtat e hënës kanë dalë.

6.

Kur u nisa për te ty!

Shenjat paralajmëronin.Stuhi gjeomagnetike.Dhe.

Leonis Minorid.Rrëzim meteorësh,çdo natë.

Paqëndrueshmëri në karaktere.Luhatje humori, prapë.

Këto gjeste e tua janë si shiu.Kulpra u zgjatë në lofatë.

Të lashtat do të rriten.Jashtë këtyre koncepteve të tua.

Poshtë shpateve tona.Tokë e prapë.Zemër e penguar.Dhe

Ugar i çarë. Më tej rigon i thatë…

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe flokë bjonde

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 493

Të gjitha reagimet:

44Selman Hysi, Miranda Troci Derti dhe 42 të tjerë