Sheqere Sina:Myzeqaren jeta e ka munduar


Myzeqaren jeta e ka munduar

 Kjo jetë shumë më ka munduar, të shkruaj për shpirtin e përvëluar. Po shkruaj për myzeqaren e përzhitur, Gjithë jetën kazmën e shatin duke ngritur. Në arë ngeli duke punuar, E lodhur dhe e stërmunduar. Fëmijët e saj janë larguar… Në emigrim për të fituar. Me pusin e shtëpisë tokën vadit, I përmalluar për fëmijët, pemët rrit. Djersa nga balli e trupi i kullon, Krahët e drobitur i stërmundon… Lodhet në arë, lodhet në serë, Për të gëzuar sadopak pranverë. Nëpër kodër ullirin mbledh, Ta kripë për dimrin që vjen. Shpresën e ka per të jetuar, Mbjell filiza te rinj me duar, Plehëron tokën të pasurohet Për të shtuar prodhimin mundohet. Nipërit të rriten, të lumturuar Në vendin e tyre për të qëndruar. Por i soset durimi, si e vetmuar, Ka frikë se i thyhen brinjët duke punuar. -Si një nënë, më ke dalë. Me asnjë nuk të ndërroj, Si bija jote unë jetoj.