Atdhetari Sadri Ymeri, veprimtar i çështjes kombëtare, gjatë
viteve 60, i paharruar në kujtesën e popullit!
Shkruan: Sami Arifi
Organizata ilegale ku ishte Sadriu veproi me qëllim të caktuar, që të bëj ringjalljen dhe ripërtritjen e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim, Organizata ishte e pashuar asnjëherë, ku, edhe sot është dhe mbetët bartëse e realizimit të idealeve kombëtare në realizimin e çlirimit trojeve tona.
Nismëtarë të kësaj Organizate ishin: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, qysh më parë, në vitet 1952-1954, kishin përjetuar kalvarin e Goli Otokut (Kadri Halimi dhe Ali Aliu), kurse burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit e përjetojë Ramadan Hoxha. Në këtë Organizat veproi sypatrembur edhe Sadri Ilaz Ymeri nga Sllatina e Komunës së Vitisë.
Sadri Ilaz Ymeri u lind në vitin 1920 në Sllatinë të Komunës së Vitisë, shkollimin e bëri në gjuhën serbe, sepse, në kohën e tij ishte, jo vetëm që shkollimi shqip që ishte i ndaluar, por, ishte i ndaluar edhe të folurit shqip.
Pas Luftës së Dytë Botërore, të mësuarit shqip në të ashtquajturën “Jugosllavi e re” RSFJ, ku, nën pushtimin e saj ishin më se gjysma e trojeve shqiptare, herë lejohej, herë ndalohej të mësuarit shqip vetëm në ciklin e ultë, varësisht përqarjeve që ishin në federatën jugosllave…
Sadri Ymeri nga Sllatina e Vitisë nuk ndaloi përpjekjet e tij për çlirim kombëtar nga robëria serbo-sllave, prandaj ai pa hamendje veproi në organizatën ilegali për Bashkimin e Trojeve Shqiptare të Pushtuara nën Jugosllavi me u Bashkuar me Shtetin amë, Shqipërinë…
Organizata, një aktivitet shumë të zgjëruar e bëri kryesisht në vitet 1960-1961, e cila organizat fillimisht quhej: “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”
Organizata, nga propozimini i anëtarëve në saje me një takim të përbashkët u theksuar se duhet të quhej “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare nën Jugosllavi me Shqipërinën”, kjo nënkuptohej, jo vetëm Kosova, por se, tërë trojet nën Jugosllavi t’i bashkoheshin Shqipërisë.
Veprimi i kësaj Organizate ishtë shtrirë me aktivitet në tërë trojet shqiptare që ishin nën okupimin jugosllav…
Syri famkeq i UDB-së i hetoj dhe për një kohë i burgosi mbi 40-të atdhetarë nga e tërë shtrirja në trojet shqiptare nën Jugosllavi, me burgje të rënda nga një ( 1 ) vitë deri në ( 8 ) vite, meqë lista e Organizatës dhe ndihmëtarëve që kishin emër e mbiemër, pa i futur edhe veprimtarë që nuk ishin fare në listën e të evidentuarëve, mbërrinë numrin 140 sish…
Në syrin famëkeq të UDB-së nga të nërsyerit e popullit shqiptar që merrnin pjesë edhe bashkëpunëtorë shqipfolës kundër shqiptarëve në veprim për t’i serbizuar trojet shqiptare, nga ata të nërsyer, u arrestua, Sadri Ilaz Ymeri, më 06.10.1961, me “Vepër Penale Nr. 279,119,118. Libri i të dënuarëve, nxjerrë nga Arkivi i Kosovës, Nr. 1107-Prishtinë.
Pas hetuesisë e cila ishte përcjellur me turtura më shnjerëzore, Sadriun e dënon me burgë të rënd Gjykata e Qarkut- Gjilan me ( 3,6 ) tre vjet e gjashtë muaj.
Pas një kohe Sadriun e transferojn në burgun famëkeq të Nishit, ku, në këtë burg përfundon dënimin…, ai nuk e ndalojë asnjëherë veprimtarinë e tij për çlirimin e atdheut. Kujtimi për atdhetarin, veprimtarin e madh të çështjes kombëtare të viteve 60-ta, Sadri Ymerin, në popull s’do të harrohet kurrë, pushoft i qetë në atdheun e vetë që e dashti më shumë se jetën e vetë…, i paharruar mbetet atdhetarl, Sadri Ymeri, në kujtesën e popullit.
Shkruan: Sami ARIFI