Shpirti im-Mimoza Maria Ajdhoni


Udhëton ky shpirti im autostradave të kujtesës,

ndalon semaforeve të viteve, për të bërë pak pushim,

ecën mes ngjarjesh fytyrash, emocionesh,

paqe me veten kërkon shpirti im?!

I fal vetes lavdërime, për gjithçka që i solli gëzime,

për gabimet që qiellin e ëndrrave lyen në gri, mëshirë.

Dëshiron të gjejë ekuilibrin rrugicave të ndjenjave,

bashkëudhëtare të ketë ndërgjegjen e qetë, ka dëshirë.