Shpirti Jem ( Pelegrin )-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Ah, ky shpirti jem pelegrin….

qi merr rrugë kanjiher n’fluturim.

Unë n’tokë këtu posht mbes njeri me mëkat,

ai i shenjt ,i pa’vdekshëm diku lart.

E at’herë ?! Mbes pa frymë m’mungon ajri….

ndihem bosh ,kaq e vogël ,thjesht : Njeri.

Endem ( pelegrine ), për me e gjetë,

at pjesë temen ma t’shtrenjt qi larg m’rri.

Eh , kjo pjesë energjiet ,frymët qi nuk vdes….

edhe sod , qi jam gjallë m’braktis shpesh.

Kam nji shpirt Endacak ,( pelegrin ),

qi kanjiher m’fut n’mëkat e ik e larg m’rrin.