Shtatë pash në dhe-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Të kam fshehur zemrës

Shtat pash nën dhe,

Me dhëmbë shpirtit

Kafshuar nën be

Ndër letra të pashkruara

Heshtjes të flas,

Mendimesh

Djegur për ty,

Dergjur pritjesh,

Larg

Ti,

Harrimesh

S’mund të mbetesh,

Vrug i ndjenjës sime

Ani pse koha nuk na desht

Se,tek ti

Udhët e zemrës mora

Ti qëndisja

Me fije ylberi

Të të vija e blertë,

E mjelmët,

E zjarrtë,

E kuqe si shegë

Lëng

I’u shtrydha shpirtit

Melhem,

Pezmën me ta shëru

Ndërkohë

Që vetes

Murosur rri,

E ngurtë,

Kalasë sime të ftohtë,

Dhembjesh

Që s’të kam

Ku humbe?

Eja për tek unë

Dashni..

V.Kolaveri