Shtëpia e shpirtit!!
Edhe shpirti ka shtëpi,
Me një kështjell krahësuar!
E cila gjendet te çdo njeri,
Çdo dhomë ka rëndësi,
Për jetën e gjithsecilit !
Dhomat janë në brëndesi,
Të ndërtuara me mjeshtëri!
Mjeshtri i shtēpis sē shpirtit.
Zoti, krijuesi i gjithēsis.
Me reze dielli e ndriti
Ndriçim i dha shtēpis.
Dhoma e gatimit është truri,
Ku përpilon çdo mendim!
Me kujdes idet thurri,
Duke e servirur me durim!
Mëndja sodit çdo dhomë,
Dhoma e zemrës ka sekrete!
Çdo dhomë mëndja disponon,
Dhe në dhomën e zemrës i çon!
Kjo është shtëpia e shpirti,
Ku ka kopësht e ujvarë!
Kopshti rrit mirësinë,
Shpirti ndrin, margaritar!
