Si formohet miqësia-Sheqere : Sina


Miqësia është shumë e mirë,

Kur s’ke gënjeshtrën e djallëzinë. Kur je korrekt me shoqërinë,

Kur nuk ke urrejtjen dhe zilinë.

Një shoqe, o shok i vërtetë, mund të gjendet një herë në jetë. Por kur miqësia me të ka afruar mbaje afër, për mos ta larguar.

Se, si sapuni të rrëshqet nga dora, Me maturi fjalët nxirri nga goja.

Është me sedër, njeri i rrallë. nuk ngatërrohet llumin vërdallë.

Miqësia, kur nuk ka hile djalli, Është si uji që rreshket nga mali, Është e pastër, porsi kristali, Duhet ruajtur nga zemra mos dali.

Kur ke një mik të mirë me sinqeritet, Njeri besnik dhe korrekt,

Shoqëria të bën mbret,

Të ndjehesh plot fuqi në jetë.

Je i lumtur sa më s’ka, Sepse djersën tënde ha,

triumfon paqja, gëzimi, mirësia, Gëzon e lumtur gjithë shtëpia…

Nga i keqi largohu, se më parë, Se të ulet burrëria, bëhesh zagar. Duke punuar bashkë me disipline Të gjithë do t’ua kenë zilinë…

Gjumin e natës e fle rehat, Për xhakete, asnjë s’të kap.

Nga bujaria e respekti në jetë, lind miqësia e vërtetë…

MIQËSIA ME KOMSHIEN

@@@@@@@@@@@@@

Me komshien përdor delikatesë, Hapat i hedh me shumë kujdes Sepse po u prisha, gjak s’e kam

Dhe me të nuk rregullohem tamam.

Llafe shumë nuk dua të dëgjoj,

Se miqësia po u thye, gjithçka mbaroj. Mes nesh një mur i madhe formohet, Miqësie me të prapë nuk rregullohet.

Komshijes time ia kam nevojën,

Kur të vdes, ajo do ma mbylli gojën… Edhe pse s’është gjak, motër e kam, Dhe kujdesem, me maturi të rrallë,

Se perëndi më bëhet, më mban gjallë.

Fisin tim e kam të larguar, Respekti dhe goja na ka nderuar. E kam mike të veçantë për mua Është një thesar i artë, si grua.

Çdo ditë më bën të ndjehem gëzuar.

Me fjalë nuk merret sheh punën e vet Por ne bashke heqim çdo siklet.

Respektohemi histori e humor krijojmë, Hallet tona së bashku shtrojmë

Dhe gabimet njëra-tjetrës kritikojmë.

Ajo më jep shumë kënaqësi,

me njëra-tjetrën nuk mbajmë mëri.

Servilizmi mua nuk më pëlqen, Edhe shoqja ime, nuk ia ndjen.

Kemi një tip njerëzit nderojmë, Me dorë ne zemër i respektojmë. E kemi mendjen mirë të punojmë, problemet me zgjuarsi t’i kalojmë.

Komshia ime, kur ndodh dështon, Më kërkon falje dhe më përqafon. Edhe unë atë fort e përqafoj,

Se stresin e saj dua ta kalojë.

Me shpirt i dhuroj mirësi, Të kapërcejë çdo pellg të zi.

Dorë për dore, të lumturuara Jetojmë së bashku të gëzuara.

Fëmijët në lojërat e tyre ngatërrohen, Aty zihen dhe aty pajtohen.

Janë të vegjël dhe do gabojnë,

të keqen më vonë do ta kuptojnë.

Me komshien kemi mirëbesim,

I gjendemi njëra-tjetrës në çdo hall e gëzim. Dere jone është e hapur gjithmonë,

Sepse dashurie e sinqertë na bashkon.

Prandaj mbaj me të respektin, miqësinë, Që të ndjehem e plotësuar në çdo stinë. Motrat e mia ndodhen në distancë largësie,

Diamantet e çmuara, i kam me shoqen komshie.

s