Si lindi kënga:”Seç erdhi pranvera…në betejën e Mavrovës?-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Ajo këngë e kohës së luftës ngjallë shumë emocione.Në të vërtetë .Kënga u ngrit kur djelmoshat shqiptarë ranë heroikisht në luftimet, në Mavrovë. Në 31 mars ’44. Këtë këngë e kam dëgjuar qysh fëmijë. Ne dhe gjithë brezi ynë. Tek filmi:”Kur zbardhi një ditë”.Pjesa e tretë :”Meçua” ka pikërisht në fillim . Këngën:” Seç erdhi behari…Dhe… Në çdo përvjetor. Gjithë kohën e shkuar,pra për 50 vjet. Kënga ka qenë prezentë. Çudi si humbi në sistemin demokratik? Sepse heronjtë e një kombi nuk duhet të rrojnë vetëm në një sistem. Ata i përkasin kombit. Kurrsesi, një sistemi apo një partie.Madje kam rendur të gjej këngën e plotë .Kërkova në të gjitha motorët e kërkimit. Përgjigja ishte ca vargje nëpër të. Kënga nuk gjendej .Edhe pse ajo gjendet në memurët e reshkur. Nëpër libra historie.Nëpër dosier. Por ajo dhe të tjera si ajo. A nuk duhen të jenë prezentë në motorët e kërkimit?A e njohim këtë histori ku djelmoshat u vranë për këtë atdhe?Dhe ishin djemë e vasha nëne.Ishin shqiptarë.Në epokën e sotme të piroteknikës.Gjenë gjithçka.Asgjë për martirët. Asgjë për kohët e luftës së dytë!

23 partizanët e vrarë në Mavrovë.Edhe ata ishin të rinj shqiptarë.Edhe ata kishin ëndrra. Sikur një agim i një dënimi të një ëndrre.Kur qiejt e varur dhe oqeanet mbyten.Dhe Shushica, pushoi shushërimën e saj.Erdhën nazistët me kryqin e thyer. Nga të gjitha anët ,bota rrokullisej ftohtë.

Pemishtet e zeza errësuar nga retë e marsit.Kështu ishte fundmarsi në Mavrovë.80 vjet më parë.

Kënga… Për nga rëndësia. Për nga teksti i saj.Polifonia i shkon shumë atyre vargjeve. Kënga erdhi siç vjenë, gjithshka në këtë vend. Mirëpo, këngët e luftës kanë ardhur pas ngjarjeve tragjike. Pas vrasjeve në moshën më të re. Djemtë e këtij kombi .Ata me moshë të re. I vranë nazistët dhe fashistët.Në luftën e dytë.Në mungesë të mediumeve të kohës.Në mungesë të informacionit. Lindte kënga e shkruar.Aty për aty.Dhe flakë për flakë.Dhe ajo më tej përhapej.Gojë më gojë. Mësohej përmendësh. Shkonte nëpër fshatra. Çante udhët dhe shkonte përtej maleve. Gjente çdo shqiptar. Çdo patriot.Dhe këndohej herë me zë.Herë nën buzë.Por edhe herë me shpirt.Madje ahere, ajo bëhej edhe më e ngrohtë .Dhe më e bukur.Të rrëqethte shpirtin.Ishte dhimbje, për nënat që kishin varrosur djemtë ,pas betejës së Mavrovës.

Në mesazhin e atyre këngëve. Aty mësohej koha, kur trimat kishin rënë në betejë. Aty mësohej gjithashtu heroizmi i trimave. Aty mësohej edhe emri i dëshmorit,apo dëshmorëve të tjerë. Dhe pikërisht kështu ngjau.Në katundin Mavrovë u bë një betejë e përgjakshme. 18 orë luftime.Edhe pse sharsi gjerman qëllonte ditë e natë Përse shtihej vallë?Edhe nga frika apo terrori nazist ?

Nazistët ishin strukur me tre kompani në majë. Në majën më të lartë.Kishin vendosur fortifikime me tela.Armë, të lehtë të rënda,mitraloza. 3 kompani ushtarësh nazistë. Postat e vrojtimit ku nazistët natën qëllonin kuturu. Kështu ka ngjarë.Por ngjarjet e luftës,them se i kemi harruar.

Sepse ngaqë shkova atje, dua të flas për ngjarje të patregueshme.

Është harruar krejt. Vetëm ndonjë gazetë e veteranëve e cek në ndonjë përvjetor. Nuk i mbulon plotësisht koha, të gjitha krahët dhe këmbët e një historie. Më duhet të flas për atë ngjarje sepse kam qenë edhe në përvjetorin e fundit të saj në vitin ’90.Meq punoja atje.Nga Tepelena erdhën mr një zis me dhjetëra fshatarë të afërm të të rënëve .Aty panë atë katund ,që ngrihet majë një kodre të rrethuar me një kala.Aty ku toka nuk ngacmohet dhe rrathët e një guri varri të lashtë ,aty tregon qytetërimin tonë. Panë lapidarin me mermer, emrat e të vrarëve dhe mallkuan rëndë nazizmin.Pastaj u kthyen duke zbritur kodrën e lartë .Ishte koha për të bërë rrugën e tyre për në shtëpi.

2.

Ata erdhën më kryq të thyer. Quheshin nazistë.

Aty ishin strehuar në këto pika: Mavrovë, Kropisht, Peshkëpi. I kishin ndjekur formacionet partizane të batalioneve të Brigadës V dhe VI. Koha e shënuar ishte fund marsi.Dhe kishte ardhur pranvera.Dhe për banorët e vendit kishte pllakosur zija. Kishte pllakosur e keqja, që sillte nazizmi.Kështu ngaju në tokën tonë ,në kohën pushtimit nazist.

2.

Në qendër të lagjes Ymeraj.Pranë një ambienti shërbimi. Lapidari i bardhë me pllaka mermeri të rrëzuara një pjesë.Pllakati, që ka shënuar emra nuk është i plotë. Por dokumentat flasin për 23 partizanë të vrarë. Gjendemi në fshatin Mavrovë.Kalaja e Rrethunit e kemi përkarshi. Një herë kur Alketi me mjetin e tij të arnautikës kërkoi të ngjitej lartë.Të bënte një foto për qytetin ,kalanë e lashtë në formë trapezi të Olympes.Pas lashtësisë ky katund u bë i njohur nga beteja e Mavrovës.U vranë 23 bijë nënash shqiptarë.Ky katund shqiptar u bë i njohur edhe për këngën:”Seç erdhi behari /ra një zi për ne…

Dhe në cep të majës së lartë në kohën e pushtimit nazist.Një betejë prej 18 orësh me armë e mjete rrethanore.Përfundoi me këtë bilancë.23 partizan të vrarë.Dhe 50 nazistë të vrarë.Diku përmenden 80 nazistë të vrarë.Lufta e dytë e përbotshme. Pranvera e ’44. Marsi po dilte.Pas kësaj mynxyrë.Pas kësaj beteje.Lindi kënga. Seç erdhi pranvera/ra një zi për ne/ lule more trima që ratë për atdhe/Mitati me Mustafan dhe Veizi tre…

Për çdo plumb, që grabit zemrën e nënës. Shtëpinë e gëzimeve të saj. Prano shpirtrat. Ato ishin stinët e dhunshme.Vitet e dhunshme ku u shfaq mundimi i tmerrshëm. I pushtuesit që gjakosi në çdo cep.Endrrat e plagosura të të rinjve.Ç’praj 39-44.

Varret janë të lodhur duke mbajtur ëndrrat, duke mbuluar fort trimërinë brilante të të rinjve. Asnjë plumb nuk mund ta heshte kurajën e tyre,patriotizmin e tyre .Dhe asnjë plumb nuk do të heshtë kurrë, një rezistencë të tillë.

3.

Xha Avdiu. Na rrëfente në shkollën tonë, aso kohe.Ishte nga fshati Mavrovë.Betejën e famshme.31 marsi i vitit 1944.Ditë e frikshme ditë.Sulmi ishte caktuar në orën-3.

Të vrarët nga partizantë-23.

Data e ngjarjes-31.

3 kompani naziste.

Numri 3,çfarë shenjë.

…Jaho Gjoligu ishte përkarshi.Me dylbi ndiqte formacionin që ishte në sulm.Partizanët ishin vonuar.Formacionet e tjera partizane kishin sulmuar.Sulmi ishte caktuar në orën 3

të mëngjesit .Data ishte 31 mars 1944.Maja e Mavrovës ishte lënë për tu sulmuar.Në atë majë mbi 1000 m gjendej i dislokuar, regjimenti nazist.Majë e lartë e rrethuar me tela me gjëmba.

Sulmi sipas një strategjie ishte piketuar nga drejtimi Kropisht Peshkëpi.Pjesa tjetër e batalioneve të brigadës së pestë .Ata ishin nisur nga vendi i quajtur Buallar i Vajzës.Shiu kishte fryrë e tërbuar, përroin e Brusnjës. Kishte rënë më parë një shi .Fundi muajit mars shënonte sipas gojëdhënave fundin e ditëve të plakave të marsit. Kapërcimi përroit të rrëmbyer të fryrë nga shirrat. Vonoi me rreth një orë. Formacioni partizan u hodh në sulëm me parullën e njohur :”Para partizanë”.Sharsi gjerman griu shumë nga djelmoshat shqiptarë.

Jaho Gj. Vuri dylbinë. Në atë sulm për të kapur majën. Dëgjohej sharësi`, që grinte.Ishte feksur .Një djalosh u rrëzua.Ishte plagosur.Nazistët ju afruan ta kapnin të gjallë.Trimi i Gjoligajve i vrau.Pastaj u rrëzua përmes një rrëke gjaku.Ishte i biri dhe quhej Mitat Jaho Gjoligu.Ju prenë gjunjët.Fryma.Dhe vështrimi mbeti në mes.

Emrat e 23 partizanëve të vrarë: Mitat Gjoliku, Mustafa Asllani,Veiz Mane, Ali Koçi, Anashar Kopo, Hamit Azbiu, Kafaze Brahimaj, Rakip Rizai, Sheref Brahimi, Islam Islamaj, Rasho Hasanaj, Riza Murati, Ramis Kanani, Osmën Selmani, Halil Banushi, Daut Çiçaj, Shaqir Jaçe, Selim Brahimi, Selman Dauti, BrahimAliu, Barjam Halili, Hamit Bako, Resmi Isufi.

Pjesëmarrës batalionit III “Baba Abaz”,Brigadës VI-të. Pjesëmarrës nga batalionet e brigadës së V-të .