Si magneti-Natasha Limaj


Parajsa në pallat mbreti

Un’e gjeta në buzë deti…

Balsam shkumbardha mbi mua

Zot, o Zot… çfarë tjetër dua ?!…

Ja lëmshzjarri nis dhurata

Shtizë mbi botë rrezet e arta…

“ Dë – ja “ hyrë kockës , gjakut

Thekpjekja , si pranë oxhakut…

Blertëbluja shkrirë tek grija

Jermit, zbret “ Mitologjia “…

Në kufi thellë horizontit

Imazhi i “ Posejdonit “…

Tredhëmbëzorin në dorë

Me gjyryk , jam mbretëror…

Det, tërmet, gjithujëzime

Janë pasuria ime…

“ Plaç “ , moj dallga egërsirë

Dhe, pse jerm , ndihesha mirë…

Ç’ka se , nuk jam në det Vlore

Gjerb momente parajsore!..

Ja…, “ nënqeshka “ dhe kurbeti

Kur nanuris, vajzë deti…

Unë , në timen, s’lëviz fare

Tundur në djepe Skelare!!!

Jod e kripë me tepëricë

Pak cironkë , që në qelizë…

E, fund bote të jetë deti

Prej tij thithem, si magneti!..