Simboli Rezistencës-Zymer H.Haliti


Kushtuar,Adem Demaçit në ditëlindjen e tij

U linde në kohë të vështira e pa dritë

U rrite nën tytat e armikut djallëzi

Por,ti sfidove retë e zeza me stuhi

Kërkove të drejtat, kërkove barazi.

Fjalën e lirë s’ta lejuan korbat e zinj

Të burgosën padrejtësisht si i ri

Sa shumë të torturuan ata faqezinjë

Por, ti nuk u dorëzove, kërkove LIRI.

Shumë vite të dënuan Mandela i Kosovës

Ishe dhe mbete simbol i Rezistencës …

Me veprimtarinë tënde i tregove Europes

Se cfarë rëndësi ka për ne Liria e jetes.

Me ty krenarë do jemi deri në përjetësi

Fjalët e veprat tua do jetojnë me ne

Sa herë të përmendët kudo fjala Liri

Ndër breza e breza përherë me ne ti je.

Emri yt i skalitur: Simboli i Rezistencës

Flakadan lirie në epoka të historisë

Mbetesh gjithmonë simbol i shpresës

Se ç’rëndësi ka për ne VLERA E LIRISË.

Zymer H.Haliti

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 10

Të gjitha reagimet:

3Zymer H. Haliti, Shepresa Zurnaci dhe 1 tjetër

Pëlqej

Komento