Sjellin mbarësi e fat-Bilbil Murataj


Erdhi pranvera me lule,

Zogjtë cicërojnë,

Dy nga dy të dashuruar

Foletë i ndërtojnë,

Nëpër degë e nëpër lule

Lozin e vrapojnë,

Sjellin paqe e harmoni

Në çdo vend që shkojnë,

Nuk e njohin pabesinë,

S’kanë mllef e inat,

Me zërin e tyre të bukur

Sjellin mbarësi e fat,

Rrisin gjallesat e tyre

Me zërin e bukur,

I ushqejnë sipas mundësisë

Me një krimb a flutur,

Krahpërkrah me njeri – tjetrin

S’njohin sinor e kufi,

Ndaj mes tyre mbizotëron

Shumë e ëmbla dashuri.