Sonet solo për violonçel-Vladimir Bizhga


Shtrëngove kunjat ,

akordet u zgjuan,

dhe qafen mbërtheve

një kal fluturimi,

e zgjove,

e zgjove,

dhe harku mbi ure ,

nis uturimën..

nga gishtat e tua,

zjarrin e harkut ,

as era,

as shiu,

se shoji,

krenar përmbi nate,

Bethoveni, Mendelsoni,

Shopeni dhe Brahmsi

drite dhe drithërimë lëshoi.

Ti solle, dimrin,

dhe verën ti solle,

gjethet e verdha

dhe stuhinë,

ne pentagrame,

vjeshtën tunduese,

buzët dhe gjinjtë,.

Parfumin harrakat,

Te kuqen e demave,

Dashurin pa kohe,

Universin përmbys kthyer,

C, qe ky seks ,

Vetëtimë tabu,

Qe kaq shumë,

Na ka zhgënjyer…

Dhe unë

si Argonaut dixhital,

te kërkoi, te kërkoi,

ne përhumbje,

nga sytë ne sy,

nga penelatat

dhe harqet,

nga poezia,

drithëruese e pasionit,

tek prekja

sensuale e ëndrrës..

te dëshiroi …..

si Saharaja shiun,

thyeje harkun,

dhe notat ndizi zjarr,

te dëshiroi,

dhe nata u skuq,

nga prushi i duarve,

qe qiejt përpin,

mbi flokët e pakrehur ,

te qyteteve fluturonim,

nga erërat

xheloze rrëmbyer

dhe fjalët memece ,

mbi gjinjte

e tu i lëshova,

dhe harku ,

dhe vilolinceli,

dhe Bethoveni ,

dhe Debysyia,

dhe Grigu,

Shopeni,

dhe harku,

dhe violonçeli,

kërciten ne zjarr..

ne afshin ,

e seksit te marr…..

pa kohe..

pa emra….

Pa moshe…

U bëmë njësh,

Si era mbi pyje,

Si zogjtë,

si valët e detit,

si reja

kur malin e puth,

u shkrim,

u bëmë natyre….