Stilet-Nebi Dragoti


Kritike

Stilet e te shkruarit kane natyren per t’u paraqitur para lexuesit sipas problèmatikave qe shtrojne. Mirepo unè e kam fjaleñ per stilin letrar te prozes dhe poezise.Secili stil permbush kerkesat e veta.E meqe kemi te bejme me letersi ndalemi ketu. Stili prozaik ne gjinite prozaike merr vemendje qe te paraqitet sa me bukur, sepse tek e fundit po krijohet art: zgjidhen idete, mendimet, fjalet me figurshmeri, mendimet sa me konçize, rrjedhshmeria e te treguarit te fabules.Te gjitha keto te japin efekt tek lexuesi. E qarte kjo, por une une desha te sqaroj stilin e poezise qe nuķ duhet ngaterruar me stilin gazetaresk.Objektivi i tyre eshte i ndryshem.Stili i poèzise ka tjere element per te konfirmuar veten per poezi, sepse vete poezia ka shume kerkesa qe te misheroje tek vetja, shume figura letrare per te cilat jane bere si te harruara nga krijuesi qe nuk e kupton qe kjo eshte bukuria.Pra letersia eshte prodhim i koncentruar, eshte material me konciz me keto kerkesa te nevojshme.Nese nuk kihen parasysh keto kerkesa, atehere poezise i ulet niveli sic i ulet niveli i ujit gjate veŕes nje perroi ne tharje.Them se stili gazetaresk nuk ka perse futet tek poèzia edhe pse poezia rrok probleme socialo- politike. Poezia kà tjeter art, tjera kerkesa sic e ftillova me lart, ku krijuesi duhet t’ i mesoje keto.Mirepo ka dhe krijues qe vemendja i lundron larg: nuk e ben vargun varg me mendime te ngjeshura.Shoh raste, ku vargu sterzgjatet e sterzgjatet, ku vargu i pare komentohet nga dy e me shume fjali tè tjera( kthim ne proze) duke paraqitur pershķrim.Ketu vargu humb kerkesat per t’ u quajtur varg. Ketu poezia ka renie ne artin qe duhet te pasqyroje.Ketu shoh edhe manine e tepruar, qe ka autori per ta bere krijimin sa me te gjate, nuk e kupton se ka kaluar ne stilin prozaik.Shembuj per ilustrime ka plot.Stilin e poezise, stilin e prozes shume mire e ka praktikuar Migjeni.