Me ëndrra të shuara
Sytë më janë njomur
Nga lotët
Qenka melodia e lotit
E unë në hapa të heshtur
Me shpirtin tim të mbytur
Nga dhembja e malli
Udhëtoj së bashku
Me zhgënjimin e kësaj botë
Zeliqare
Ty Erna të pres çdo herë
Që të me zbritësh nga lart
Bashkë me rrezet e diellit
Në agim
Për të m`i dhënë fuqi
Shpirtit tim të thyer
Që ta bëj këtë copë rrugë
Që më ka mbetur.
Remzie Raci Rexhbogaj
Të gjitha reagimet:
2Remzie Rexhbogaj dhe 1 tjetër