Lavdi bijve…Suzana Rama


Ata nuk kishin lindur heronj,

ishin vajza dhe djem të rinj,

dhe u ngritën që të luftojnë,

për liri dhe për Shqipëri.

U armatosën me idealin,

shqiponjat s’u mposhtën kurrë,

mbi gjoks e ndezën zjarrin,

betoheshin për vënd e flamur.

Liria e shtrënjtë vlonte ndër deje,

ishin çika stëralli në çdo vënd,

besës i dhanë ngjyrë të kuqe,

trimërinë treguan anë e kënd.

Nëpër beteja kudo ku ranë,

në shtigje ngado çelën bozhur,

për lirinë atje ku jetën dhanë,

ju flladit mbi ballë një flamur.

T’u këndojmë trimave ish’ refreni,

që i shoqëronte në vënd të lotit,

se luftuan për Atdhe me trimëri,

e jetën dhanë në flakë të barotit.

Veshur qenë me guna e opinga,

mbi supe rrinte dyfeku me gjalm,

sakrifikuan, luftuan dhe fituan,

plagës së Atdheut ju bënë balsam.

Nder dhe krenari për bijtë azganë,

që nuk kursyen jetën për ardhmërin,

Lavdi bijve, bijave,trimave partizanë,

me idealin veshur na sollën lirinë.