Ta dish ti moj nëna ime!Laureta Malaj


Kam shumë vite nëna ime,

në kurbet unë jam larguar.

Dhe më shumë të jetës time,

unë këtu i kam kaluar.

Si kanë ikur kaq shumë vite,

dhe u tretën nëpër botë.

Edhe malli për vendlindjen,

ngeli gjallë dhe u bë lot.

Ta dish ti moj nëna ime,

se zemra po qanë me lotë.

Kur shikoj rrugët e botës

dhe me lule mbushur plot.

Me gjakun e djemve tanë,

që morën rrugën për më mirë.

Nuk e dinin se kjo rrugë

do të ishte errësirë.

Dy / tre fjalë moj nëna ime ,

unë nga larg po t’i dërgoj.

Se kurbeti është i rëndë,

dhe e di kush e jetoj!