Ta kisha thënë s’i dhe ti!Ajri Ramaj


Ma kishe thënë që kur u njohëm,që do t’jemi bashkë sa t’jemi gjallë,

Sigurisht të thash po` pa u menduar gjatë, po t’jemi të dy për njëri-tjetrin.

Nga koha që u njohëm e deri tani, s’ishin pak gati gjysma e jetës,

Njëzet e pesë vjet ishin lumturi për ne, deri sa erdhi çasti më i vështirë.

Jo, s’mund t’jemi bashkë, si mund të ikim në të njëjtën rrugë, s’i më parë,

Ti m’tradhëtove, dhe unë për këtë nuk t’falë e thua jo, kjo s’është e vërtetë.

Kjo ishte një poshtërsi tjetër që s’pranon një të vërtetë,po e hidhur,

Çfarë të pëlqeu ty te ai i pavleri,ku thjesht ishte vetëm një puntor.

Se di? U ndjeva pak e lodhur e më pas nuk mbaj mënd asgjë,

Mirë, për mua që s’të erdhi keq, për ato vite që ne ishim bashkë.

Ndoshta nga zilia, që pa u njohur me ty isha me një e cila s’jeton më.

Për vajzën tonë të vetme s’të ra në mend, si do ta lije s’të erdhi keq?

Meri sendet e dhuratat e tua dhe largohu s’i e vjedhur sa më shpejt,

Një shtëpi do ta blej largë!, që vajza ta dij adresën, po të doj të takoj.

Ajri Ramaj,