Të dua fjala më e bukur-Aferdita Selishtaj


I mblodha të gjitha fjalët,

E vitit të porsa ikur,

Dhe pashë se më shumë kishte,

Fjalën më të bukur të dua.

Dhe dua unë këtë vitë dhe përgjithmonë,

Kjo fjalë e bukur mos të më mungojë,

Se e themë unë atë, me shpirt e me zemër,

Nëna me baban me atë fjalë më rritën.

E themë unë fjalën të dua,

E themë se e ndjejë në shpirt,

Dhe këtë ndjenjë të bukur,

As kush nuk mund të ma prekë.

Ku ka si fjala më e bukur të dua,

Të duash çfarë do që të rrethon,

E shpreh atë me njerëzit e zemrës,

E shpreh atë me miq dhe shokë.

Ja shpreh atë natyrës e bukur,

Ua shpreh zogjve në fluturim,

Ua shpreh luleve në pranëverë,

Ua shpreh dhe gjethe e të rëna të vjeshtës.

Ja shpreh dhe dimërit me dëborë,

Ja shpreh hënës e bukur,

Ja shpreh qiellit e kaltër me yje,

Ja shpreh dhe detit pa fund .

Mos të mungoj o njerëz,

Te çdo njeri kjo fjalë e shenjtë,

Se vitet ikin dhe shkojën,

Këtë fjalë të bukur e lë gjurmë pas.