“Takimi”,përkthyer nga Irma Kurti


Ajo që më shoqëroi dje
në thirrjen e parë, pas disa vitesh mungesë
më përqafoi përpara rojeve ngrohtësisht
më pas tërhoqi gishtat dhe vrapoi.

Unë e ndoqa me sy ndërsa lidhte flokët e shkurtër,
nga një urë e lartë u hodh ajo pastaj
jeta ime u shpërbë pas saj
si loti i një kapiteni
dëshmitar i zhdukjes së anijes së vet
që nuk bën asgjë
thjesht fikson këmbët e tij të prera.

Abdul-Aziz Jassim – Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga “La lezom le” 1995

Pikturë nga Leon Santiago, Puerto Rico-SHBA
Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI