Tamburxhi-ku e le tamburin ti?!Leidon Shapo


Leidon Shapo

Tamburxhi – ku e le tamburin ti?!

Tamburxhi, tamburxhi! Thirrja jote ushton;

U ngjall trimave shpresen, per lufte na fton

Gjithe djemte e malsise i therret anembane

Himarjotet, Ilires, Suljotet zeshkane,

E kush eshte aq trim sa Suljoti zeshkan,

Me fustane t’bardhe e te zi tallagan ?

Ja le tufen shqiponjes e bishes e zbret

Poshte fushes me sulm si rrekeja ne det.

Te binjte e Himares qe s’falin as mikun

Si mundet te lene te gjalle armikun?

Si s’markan dot gjak me pushkat besnike,

Ka shenj me te bukur se zemrat armike?

Maqedhoni dergon bijt e tij fitimtare

Lene gjahun ne pyll, ne gjak per te lare

Mandilet e kuqe, ti skuqin me shume

Ne gjakun e luftes qe rrjedh porsi lume…

Kujtoni Prevezen ne dore kur e shtime,

Armiqte vajtuan, po ne brohorime;

Shtepirat qe doqme, e plaçke qe ndame –

Zengjinet i therrem, te bukurat si ngame…

Silihar! Çvishe kordhen e te parit tone;

Tamburxhi, kushtrimi ne shpresen na shton;

Ju male qe shihni si zbresin ne zall:

Ja kthehemi mundes ja nuk vijme gjalle.

Lord Byron (Shqiperuar aq mjeshterisht nga i madhi Skender Luarasi nga kenga e dyte ‘Udhetimet e Child Haroldit – linku i origjinalit me poshte)

https://knarf.english.upenn.edu/Byron/charold2.html

Portreti i Lord Byron (1788-1824) me kostum shqiptar pikturuar nga Thomas Philips (1770 -1845) 🎨

Pak histori per kete portret: Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar.

Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli ; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë.

Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe ishte i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Shoqja ime e vjeter Etleva Nallbani thote qe tani gjendet ne Benaki museum te Athines (https://g.co/kgs/CK3szoW)