Të deh shpirtin-Gina Xhaferaj Kapaj


Dhe një sy zezë aty mbi krua

Lartë e poshtë e shikon mua

Më freskon në sy e faqe

Për ty do Mbledh manushaqe.

Hajde moj nxito me shoqe

Te ai Bregu me shqope

Te lumi që vinë nga mali

Ku ka aromë portokalli.

ku këndohet kënga nga malli

Me ty smatet bukuria

dehesh pa u pirë rakia

Me ty vjen kudo freskia

Fjala jote fjalëartë

Dielli rrezaton nga lartë

Sytë e tu lëshojnë xixa.

Faqja kuqëlon si mollë

Të shikon e të verbon

Gjithë bota kanë zili

Vendit dritë ja lëshon.

Hynë e del ti moj mes hollë

Flokët lartë bërë kurorë .

Ylberi përtej në brinjë

Të ndricon stinë më stinë.

Të ka ujdis perëndia

Me gjithë dëshirat e mia

Me ty bashkë jetoj në male

Me ty dashuri e zjarre.