Në Saharën e turmës së verbër-Kristaq Turtulli


NË SAHARËN E TURMËS SË VERBËR

Nuk dimë përse të besojmë dhe çfarë ndodh rreth besimit të verbër për të besuar. Për ironi të gjithë udheheqësit na thonë, ju turmë keni njohuri të plota mbi të vërtetën dhe jetën. Ah vëlla, qysh ne momentin të na thonë: “Turmë,” ne duhet ta kuptojmë se sa mendjeshkurter, bastarde e te mjerë jemi ne..Turma.

Eh e vërteta dhe jeta! Hëm! Sa tronditëse, intriguese dhe enigmatike këto fjalë. Janë ngritur dhe shuar qindra qytetërime dhe shtete. Shumë përmbysje, shfarosje, shkatërrime, djegie, luftëra kanë ndodhur në mijëra vjet, Konfuci e njohu herët të vërtetën e jetën, që kur i ra kryq e tërthor murit të madh dhe nënqeshi ndaj hordhive mongole. Çezari e njohu mirë të vërtetën dhe nënqeshi kur Bruti i nguli thikën përpara shtatores së Pompeit dhe, tha: ‘Edhe ti o Brut!’ Napoleoni i madh e njohu mirë të vërtetën kur ndjeu mbi shpinë dhembët e akullta të dimrit rus. Hitleri e njohu me dhemb dhe dhëmballë të vërtetën kur bombardohej Berlini dhe kafshoi helmin nën tokë brenda në bunker. Lenini e njohu të vërtetën qysh në disfatën e parë të revolucionit në vitin 1905 prandaj kur ai vdiq, Çurçilli u ngrit me zhurmë, thithi disa herë puron kubaneze dhe shpalli përpara parlamentit: Lindja e rusit Lenin ishte kobndjellëse për Rusinë, por vdekja e bollshevikut Lenin është shumë më ogurzi për botën. Mao Ce duni i shtetit të madh, e njohu të vërtetën qysh në marshimin e madh, kur kaloi lumin Jance dhe la miliona viktima pas. Udhëheqësit tanë, nuk ka rëndësi se janë me mjekër apo pa mjekër, e njohin mirë të vërtetën dhe e përshtatin komunizmin në kushtet e vendit. Edhe ky udhëheqës korean verior me Rigoleto të vogël mbi shpinë e njeh mirë të vërtetën. Të gjithë këta e të tjerë si këta ndjehen të plotë, të plotfuqishëm, të pa imagjinueshëm, perëndi, luajnë me fatet e njerëzve, sepse e njohin shumë mirë të vërtetën dhe jetën. Prandaj krijojnë luftërat, diktaturat dhe frikën. Ndërsa ne njerëzit e thjeshtë nuk dimë asgjë, jemi shumë të vegjël, kokrizë rëre në Saharën e Turmës së verbër dhe s’kemi kurrë për ta mësuar të vërtetën mbi jetën…

Kristaq@Turtulli

TULIPANI I KORESË 2013

ENGJELLI I KORESË. 2018 botim i dytë

.

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 77

Të gjitha reagimet:

3Hasan Huta dhe 2 të tjerë