Të dua o diell!Eduart Veli


Ju lutem,gifet nuk janë komente !

Kush ka dëshirë për koment,le ta bëjë me fjalë !

Sot miqtë e mijë,bëra fjalë me diellin.

Se ka dy-tre ditë,që na është larguar.

Ka dy-tre ditë,që shiu pushtoi qiellin.

“Nëse sdel nesër i thashë,je i pushuar”!

Ai qeshi,dhe nga retë e nxorri kokën.

Kaq shpejt u mërzite nga unë,miku im?!

Unë krejt i vetëm,e ngroh gjithë botën.

Kam miliarda vjet,që nuk bëj pushim!

Me diellin ,edhe Hënës i çova fjalë.

Mos vallë u lodhe,që më nuk ndriçon?

Mu ankuan për ty, një vajzë e një djalë.

Shtegun e dashurisë, pse sjua tregon?

Ah,sikur,të më dije hallin,miku im poet.

Miliarda vjet,me diellin jam dashuruar.

Malli për të or mik,çdo ditë po më tret.

Asnjëherë,se kam puthur dhe pëqafuar!

Yjeve,ju dërgova të gjithëve një peticion.

Sepse disa netë,i shoh të lodhur,drobitur.

Nëse vazhdoni kështu,do dilni në pension.

Ata qeshin me mua,e shikojnë të habitur!

Ne s’plakemi kurrë,se s’mplaket yllësia

Çdo njeri që jeton,me ne bëhet shokë.

Bashkë do të jemi ,sa të jetë gjithësia.

Ne,e bëjmë më të bukur Planetin Tokë!

Detit i përkëdhela ëmbël,valët me krela..

Se ka ca ditë që është bërë si i tërbuar .

Bregut ,ja merr era të bukurat kaçurela.

Me valët kërcejnë një tango të dashuruar !

Unë diell,kam futur në shpirt e zemër.

Viteve…,dashuroj si i marrë një Hënë.

Yjet pranë nesh,e mbajë lart ktë emër!

Yll i pashuar,është bërë e shtrenjta Nënë!