Të lutem!..Ardian Muça


Mos premto kot se,:” do vij nesër”!..

Kështu më the pêr sot dje e pardje.

Fjalët premtuese,mbajnë erë gënjeshtër.

Ligohet dashuria e tretet në vuajtje..!

&

T’i asnjëherë nuk e mbajte premtimin.

Dhe nesër,do thuash të njëjtin refrenë.

Bëj sikur të besoj,u mësova me zhgënjimin”!

Ai te shpirti yt çullak,me kohë e ngriti folenë.

&

Nëse vjen nesër nisu me të parin yllë.

Unë po dal me diellin,pa ardhë mëngjezi..!

Njëri t’më thaj plagën,që ti le pa mbyllë,

tjetri,zjarrin e shpirtit mbi akull t’ma ndezi.