TË LUTEM
Të lutem
Ti ,që vetëm merr
E kurrë nuk jep
Shpirtin dreqit mos ia shit
Bëhu i dhembshur
Dhe bujar
Vishe zemrën me dlirësi
E me të tjerë
Dahurinë ndaj
Të lutem
Ti, që nga goja,
Vetëm helmin nxjerr
Mos u bëj
Frymor i mjerë
Zemërak,e inatçi
Me sy mërzie
S’ke pse rri
Shpirtin,
mos ngurtëso më shumë
Shpirti shpirtit
Pse ti veshë gunë?
Të lutem
Ti, që veç gjykon
E me gishta ther
Shih veç dritë
E mos u terr
Të lutem
Ti ,që veç përbuz
Hundpërpjetë
Hidhesh romuz
Mos u mbaj
E mos u mburr
Të lutem
Ti ,që vetëm grindesh
E mban inat
Shtrima dorën
Veç të duam
Bëjmë pakt.