Të pastrehët e shekullit-Donike Rrethej


Mbetëm të huaj në dy vende,

e në dy vende kështu na konsiderojnë.

Kur kthehemi ku kemi lindur tani harruar na kanë,

na njohin si të huaj ku jetojmë.

Tesh gjuhë tjetër na është bërë gjuha jonë,

ndodh ti flasim të dyja shpesh pa thënë asgjë.

Kur kthehemi si të huaj , emigrantët na thojnë,

po harrojmë çdo ditë vendin ku kemi le.

Mbetëm si ata dallëndyshet që ikun e vijnë,

pa strehë , pa rrënjë ,pa Atdhe.

Jemi shndërruar në shpirtëra pa paqe,

Ne të huajt , emigrantët e shekullit po Ne.

E koha kalon , e jeta ikë ….

ne mbetëm po ata mes nji deti që na hedh sa andej.

Të huaj na quajnë tani ku kemi lerë,

të huaj ku jetojmë po andej.

Na mallkuen ata , ata që vunë ligjet,

dikur ,ata që hanë ,vrasin , shkombëzojnë edhe sot.

Mbetëm të pastrehë , si zogjtë shtegtarë,

ata , kaq të vegjël , të ligj i mallkoftë ky Zot.

Sa më dridhet zemra ,sa më dhembë shpirti,

sa më loton syri kur lë Shqipërinë.

Diku na kanë harruar ,diku nuk na njohin,

dhimbja më godet kur ju kthej shpinë.

Shqipërisë ,Shkodrës time ,Babait e Nënës,

asaj tokë ku u rrita , u rritëm kemi le.

Po ajo tokë tesh na quen emigrantë ,të huaj,

po të huaj na quajnë ku jetojmë dhe atje.

Më thoni çfarë identiteti kemi sot ?!

kur nuk kemi rrënjë ,as çati.

Na dhanë rrugë , na lanë pa identitet i vraftë ky Zot,

Ne jemi ( të pastrehët e këtij shekulli të ri ).

Autore:

Donike Rrethej .

Foto para dy vjetësh , ikja nga Shqipërija ,foto jasht tragetit sapo kishim lënë Durrësin..😔😪.