Të vij tek ti,s’më ndalon,lumi i turbulluar..
Se lumin e pij të gjithin, si një kupë verë ..
S’më ndalon për tek ti,as rrebeshi tërbuar..
Fluturoj në qiell si Zgalemi,dhe bëhem erë..!
Nuk më ndalon e dashur,as deti egërsuar
Dallgët i kapërcej lehtazi,si të jem dragua..
Të kërkoj dhe të gjej në pyjet e përcëlluar
Askush nuk më ndalon,që të vij tek ti,mua !
Të vij tek ti,mua s’më ndal dot,as tërmeti
Le të dridhet toka,le të jetë dhjetë ballë…
Periskopi i zemrës,kudo e dashur të gjeti..
Dashuria më rinon dhe bëhem prapë djalë !
Të varen nga qielli,shtylla akulli stalagmite.
Ato ,e dashur i shkrij,i bëj ujë,me një frymë
Mes rrezesh drite,ti dole vetë dhe më prite.
Vallë ,ti je njerëzore,apo mos je vetëtimë?!
Le të djegë si prrushi toka,si llavë vullkani..
Nga qielli le të bien meteorë dhe Kometa..
Le të lëshojnë raketa në qiell,Rusia e Irani.
E gjej rrugën tek ti,për mua ,ti je vetë jeta !
Le të përmbytet Toka ,më i bukuri Planet..
Në planetin e Dashurisë të dy ,do jetojmë..
Pranon të jetosh ti e vetëme, me një poet.
Të dy,Planetin e Dashurisë, e popullojmë.!
