Teuta Shaqiraj-Shën Valentini im..i ëndërrt…


Unë dhe ti në ëndërr u deshëm mbrëmë, sa shumë.
Agut të mëngjesit ëndrra u zgjua brof në këmbë .
Të përqafja, me cikje, të ikja pa të prekur një cast,
më ndizje, të shuaja në flakë imagjinate befas.
Syri i lodhur ndiqte labirinthet e tua
me ankth,
përpëlitej të bënte vetëm një hap, dy a tre e mjaft..
Të shihja e herë më fshiheshe brenda meje,ç’mrekulli,
më vije një herë si engjëlli e ,
pastaj si djalli n’ikje…,
valë e zemëruar përplasur te shkëmbi .
Mbrëmë vërtetë ishte vonë, s’di sa fjeta,
kur n’ëndërr me ty Shën u poqa ,u kërlesha .
Mëngjesi më ngrohu me dritën e bardhë,
në shtratin e ngrohtë,
u gjenda e vetme lehonë…